Luajnë Shqiptarët…

Shqipëria dhe shqiptaria në këmbë. Sot Kuqezinjtë e Edi Rejas dhe Dardanët e Bernard Shaland në ndeshjet kualifikuese të Botërorit ‘Katar 2022’.

Shqipëria: Grupi I

E nisi me një fitore jo bindëse fushatën kualifikuese ndaj Andorrës në transfertë. Megjithatë fitorja 0-1 ndaj një kundërshtari dhe terreni aspak ‘miqësor’, i japin të drejtë Kuqezinjëve të futen sot në fushë ndaj ‘3 Luanëve’ në ‘Air Albania Stadium’ për të tentuar surprizën.

Kosova: Grupi B

Absolutisht për tu ‘eksploruar’ sot në ‘Fadil Vokrri’. Nis kualifikueset ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimoviçit të rikthyer në kombëtaren skandinave. Fitorja e thellë 4-0 në testin me Lituaninë tri ditë më parë, bonus i mirë. Dardanët pa Rrahmanin e dëmtuar por me kontigjentin e duhur për të synuar pikë.

18:00

Shqipëri-Angli (‘Air Albania Stadium’)

24:45

Kosovë-Suedi 20:45 (‘Fadil Vokrri’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!