Italia për të thyer tabunë bullgare

Sot për kualifikueset e Grupit C, Bullgari-Itali në 20:45 në Sofje.

Tri pikë për ta afruar kualifikimin npër në fazën finale të Kupës së Botës 2022. Por dhe për të thyer një tabu.

Italia nuk fitoi kurrë në Bullgari, duke marrë 4 barazime dhe 2 humbje në 6 ndeshjet e luajtura zyrtare. Roberto Mançini me Italinë e tij pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj irlandezo-veriorëve, për këtë takim, ka njoftuar ndryshime në formacion: Açerbi, Spinacola, Kieza dhe Beloti në fushë.

Kombëtarja axure vjen nga 23 rezultate të dobishme radhazi dhe trajneri aktual i Italisë është vetëm dy pikë larg rekordit të Marcelo Lipit i cili arriti të luajë 25 ndeshje radhazi pa humbje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!