Koeman dhe një vit tjetër Blaugran

Sipas TV3 në Spanjë, trajneri i Barcelonës, holandezi Roland Koeman, do të vijojë të drejtojë Barcelonën edhe për edicionin e ri 2021-22.

Sipas medas iberike ka qënë vetë presidenti Joan laporta ai që i ka dhënë garanci teknikut në një takim të fundit mes tyre.

Menaxherët më të mirë të zonës sportive të Barçë-s kanë transferuar te Ronald Koeman kënaqësinë dhe besimin e tyre të plotë për punën që po kryen këtë sezon dhe kanë konfirmuar se e kanë atë prioritet. Këtë gjë ja kanë trasmetuar edhe presidentit Joan Laporta.

Takimi ishte Camp Nou. Përveç presidentit Joan Laporta ishin drejtori i futbollit, Mateu Alemany dhe sekretari teknik, Ramon Planes.

Asnjë operacion në treg me lojtarë nuk është finalizuar, por është e qartë se në tryezë ka emra si Depay, Wijnaldum dhe Eric Garcia, tre lojtarë që sapo kanë përfunduar kontratën e tyre. Në epiqendër vazhdimësia e Mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!