Daku te Kosova dhe Rroca te Shqipëria, ftesat e munguara…

Mungesa e ftesës për Dakun te Kosova, hap debate te të dyja përfaqësueset.

Bernard Shaland lë jashtë liste sulmuesin që ka tërhequr vemendjen në disa klube europiane. Bëhët fjalë për Marlind Dakun, sulmuesin e Ballkanit me 26 realizime vetëm gjatë këtij sezoni. Ish- sulmuesi i Kukësit duke parë mbështetjen që i kanë dhënë tifozët dhe media, ka dalë me një postim.Kritik.

Ndërkaq edhe në Shqipëri ka hatërmebtje. Jo vetëm lojtarë si Sadiku i cili përmes një postimi ka shkruar se ai ka merituar të thirret pasi sipas tij i ka dhënë shumë kombëtares kuqezi por dhe të tjerë.

Në fakt, të gjithë kanë pritur ndonjë futbollist më shumë nga Kategoria Superiore e cila për hir të së vërtetës ka krijuar jo vetëm rivalitet të madh mes skuadrave duke dëshmuar rritje por dhe mes lojtarëve të caktuar.

Më tej, e pashpjegueshme se si një futbollist si Eduart Rroca nuk merr një telefonatë për tu bashkuar me kuqezinjtë. Njeriu që po shkëlqen me Istanbulspor duke shënuar e dhënë aistime të shumta. Shpesh në formacionin e javës. Në këtë pikë, Daku te Kosova ka të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!