Rikthimi/ Ibra në krah të Anderson
Të enjten me shumë mundësi në fushë ndaj Gjeorgjisë për kualifikuesit. Ibra përlotet në konferencë për shtyp.
Kthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin kombëtar të Suedisë pas gjitha asaj kohe larg kurorëzohet nga konferenca për shtyp ndërsa së bashku me trajnerin Anderson u shfaqen para gazetarëve.
Fjalët e para të sulmuesit 39 vjeçar teksa i referohet pyetjes lidhur me bashkpunimin e ri me trajnerin: “Ne u takuam në një zyrë, vetëm. Biseduam për gjithçka: u përballëm me njëri-tjetrin dhe zgjodhëm atë që ishte më e mira për Suedinë”.
Sulmuesi i Milanit thotë me përulësi dhe besim: “Nëse më pyesni se si ndihem ju them se unë ndihem më i miri në botë. Ajo që kam dhënë në të kaluarën nuk llogaritet. Dua të jap eksperiencën time për skuadrën”. Me Milanin? “Optimist për rinovimin“.