Laroshi, ftesa e dytë te U21

Portieri cerrikas Vokli Laroshi, grumbullohet serish te Kombëtarja e shpresave kuqezi.

Ecuria e mirë në aspektin personal në ‘Nexhip Trungu’ me Turbinën por dhe në fushat jashtë e ka shtyrë Bushin ta riftojë sërish lojtarin ekstrem 19 vjeçar të Turbinës për te kuqezinjtë deri në 21 vjeç.

Në fakt ishte Xhemal Mustedanagiç teksa 4 muaj më parë adresoi për herë të parë ftesën për portierin cerruikas (ishte në vend të Bushit të izoluar prej pozivitetit Koronavirus).

Për kapitenin e Turbinës ky bashkim i radhës me Shpresat përben një tjetër arritje në aspektin personal. Ai e quan ftesën vlerësim ndaj punës së tij dhe një moment kyç për karrierën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!