Portieri maroken në …histori

Portieri i Seviljës, marokeni Jasin Buonou, realizon një gol të jashtëzakonshëm ndaj Vajadolid. I jep një pikë Seviljes.

Ndeshja Vajadolid- Sevilja në La Liga për javën e 28-të, pati një fund dramatik. Për nga emocionet dhe rëndësia e shifrave. Por dhe një rekord.

Kur ndeshja kishte hyrë në shtesë dhe shifrat ishin 1-0 për ekipin vendas, portieri i Seviljës, marokeni Jasin Buonou, del nga zona dhe sulmon zonën tjetër.

Një top i ardhur rastësisht dhe portieri që godet me të majtën një ‘penallti’ në lëvizje. Topi përfundon në rrjetë për 1-1 final. Një mundësi ideale e vajadolid për të larguar rrezikun nga fundi, sfumohet atëherë kur nuk pritej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!