Duro: Laçi luan për dy trofe, jemi skuadra e momentit

Kryeson kampionatin me 44 pikë dhe ka fituar të mërkurën e kaluar një biletë gjysmëfinaljeje për Kupën e Shqipërisë. Nesër Laçi i teknikut Shpëtim Duro, për javën e 25-të, ka një tjetër betejë shtëpiake me Tiranën. Për të ruajtur trendin e fitorëve në sherbim të ruajtjes së kreut.

Trajneri bardhezi, shpjegon se momentalisht i intereson vetëm skuadra e tij ndërsa parajalmëron se Laçi, skuadra më e mirë e momentit, do të synojë Kupë e kampionat.

Për ‘Sporti im.al’ flet Shpëtim Duro:

Vjen Tirana me stacionin e fundit ndoshta për lart…

Nuk me intereson se në çfarë stacioni është Tirana. Më intereson skuadra ime, përqëndrimi te ndeshja, të bëjmë maksimumin për të arritur fitorën në këtë takim.”

Zhurma mediatike lidhur me gjykimin në Kupë…

Nuk më intereson zhurma mediatike tani, duhet të përqendrohemi te ndeshja. Di të them se jemi skuadra më e mirë për momentin. Kemi objektivë si në kampionat dhe në Kupë”.

Raporti favorizime, penalizime?

“Patjetër, kampionati ka ndeshje shumë por dhe Kupe dhe ka episode që ti mund të favorizohesh në momente të veçanta por njëkohësisht edhe të dëmtohesh. Kjo ka ndodhur me ne. Ka patur ndonjë rast që jemi favorizuar por ka patur shumë raste të tjera që jemi ndëshkuar.

Ajo që mund thëm dhe e përsëris, jemi skuadra më e mirë. Dominues në lojë ashtu dhe në rezultate me të gjitha skuadrat kryesuse. Me të gjitha pretendentet rezultatet i kemi pozitive”.

Nuabueze?

Është i dëmtuar dhe do jetë mungesë e sigurtë”.

Formacioni ndaj Tiranës?

Kemi probleme me dëmtimet, duke patur parasysh që kemi zhvilluar 120 minuta lojë të mërkurën. Kemi shumë futbollistë në pikëpyetje. Nuabueze dhe Turkaj janë 100% jashtë formacionit. Xhixha ëshë rekuperuar por nuk është në kondicionin maksimal. Gjithësesi, do shohim në seancën e fundit sot për të patur një ide fikse për formacionin nesër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!