Danaj nderon Burrelin, Besa ‘larg duart’ nga…Superiorja

Burreli i falet një goli të Sadush Danajt 2 minuta nga fundi i takimit me Erzenin në ‘Liri Ballabani’ për të marrë tri pikë në një duel i cili në fund pati edhe tension. Vetë klubi matjan ka shkruar në rrjete se pati tentativë për përpjasje mes palëve…

Në Pezë, Partizani B nuk kalon dot Orikun dhe skuadra e dytë e Partizanit, mbetet edhe pas kësaj jave në fund të renditjes së Grupit A.

Në Peqin, Egnatia- Besa dhuron spektakël. Rrogozhinasit me pretendime madhore këtë sezon teksa udhëheqin Grupin e jugut, pavarësishit shifrave 3-1 e patën shumë të vështirë me verdhezinjtë nga Kavaja.

Në minutat e fundit kur shifrat ishin 2-1, Besa iu afrua dy-tri herë barazimit por në fund Egnatia shënoi edhe të tretin në një aksion shumë të dyshimtë për pozicion jashtë loje. Besa protestoi. Ndërkohë në ‘Roza Haxhiu’, Lushnja theu 1-0 Flamurtarin me një supergol të Haxhiut.

Të tjerat luhen nesër.

Kategoria e Parë, java e 16-të:

Grupi A:

Burreli-Erzeni 1-0

Partizani B-Oriku 0-0

GRUPI B

Lushnja-Flamurtari 1-0

Egnatia-Besa 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!