Burreli dhe Egnatia në duele kreu…

Do të zhvillohen sot duke filluar nga ora 13:30, 4 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 16-të. Në Grupin A, Burreli në kërkim të tri pikëve ndaj një Erzeni i cili javët e fundit ka treguar progres e ambicje.

Partizani B për të gjetur pikët ndaj Orikut me të dyja skuadrat që janë poshtë në renditje. Besëlidhja-Dinamo dhe Vora-veleçiku nesër.

Vemendje maksimale te Grupi B aty ku Egnatia dhe Besa premtojnë një sfidë të luftuar sportive. Në fushë për këtë grup edhe dueli Lushnja-Flamurtari. Të gjitha takimet në 13:30. Elbasani Turbina nesër.

13:30, Grupi A:

Burreli-Erzeni

Partizani B-Oriku (Pezë)

13:30, Grupi B:

Egnatia- Besa (Peqin)

Lushnja-Flamurtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!