SHGSK viziton Tiranën, takim me Presidentin e Republikës

sportiim2

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) e kryesuar nga Kryetari i saj Edmond Thaçi, Sekretari i Përgjithëshëm Artan Muhaxhiri, nënkryetari Jon Ajeti dhe anëtari i Bordit, Ejup Llumnica, zhvilluan sot një vizitë pune te homologët e tyre dhe institucione pranë sportit në Tiranë.

Shkëmbimi i eksperiencës dhe bashkërendimi i punës së ndërsjelltë në aspektin organizativ dhe promovues, ishin disa nga temat që u preken në takime të ndryshme.

Delegacioni zyrtar nga Kosova, në axhendën e ngjeshur të ditës, u takua me drejtues të KOKSH e me pas u prit në takim nga Kryeredaktori i Sportit në RTSH, Pano Xhixho.

Këshilltari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë për sportin, Leonard Tase, shoqëroi drejtuesit e SHGSK-së për një takim special në presidencë aty ku Kreu i Shtetit z. Ilir Meta bisedoi për disa minuta me Thaçin, Muhaxhirin, Llumnicën dhe Ajetin.

Në takim edhe ish- presidenti i SHGSK dhe antari i Nderit të saj, gazetari Milaim Krasniqi.

Përpara se të largoheshin nga Tirana, gazetarët e Kosovës dhe disa nga homologët e tyre në kryeqytet, kanë këmbyer mendime e shtruar ide për bashkëpunim të ndërsjelltë.

Ndërkaq, SHGSK ndau edhe disa stimuj të karakterit ‘Mirënjohje’ për disa nga gazetarët dhe drejtuesit që sot ishin në takim.

?>