Dinamo arkëton 10 milion euro

Ecuria fantastike e Dinamos së Zagrebit, në Europa League,mbush arkat e klubit ballkanas. Sot në 13:00 shorti i 1/8-ve.

Ata treguan edhe njëherë se janë një klub i destinuar për të bërë histori të shoqëruar me para. Dinamo e Zagrebit me politikat e saj vijon të tregohet supermaci jo vetëm në Kroaci por dhe në kompeticionet europiane.

Eleminimi historik që i bëri të enjten Totenhemit duke përmbysur 2-0 të vajtjes në 3-0, i ka befasuar dhe vetë simpatizantët e skuadrës. Në ‘Maksimir’, Dinamo me një super Orsiç (realizoi tre gola), sot pret të shortohet në 13:00 në Nion.

Sigurisht te kampi i tyre kanë nisur të bëjnë llogari. Pas festës vjen dhe shuma e përfituar financiare që shkon në më shumë se 10 milion euro.

Nisi në Ligën e Kampionëve, në të cilin ata nuk arritën të kualifikoheshin, por në Ligën e Evropës kanë bërë shkëlqyer dhe janë ende në garë.

1.5 milion euro u përfituan nga UEFA vetëm nga eleminimi që i bënë Totenhemit dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!