Mislav Orsiç fundos Totehnemin

Dinamo e Zagrebit realizon surprizën më të madhe që nga koha kur futbolli nisi të luhej pa ‘tifozë’. Në takimin e sotëm për çerekfinalet e Europa League kroatët, në gjirin e të ciëve aktivizohet Arijan Ademi (kapiten), kanë mundur thellë 3-0, as më pak e as më shumë por Totenhemin e Zhoze Murinjos.

Heroi i Dinamos padyshim Mirsal Orsiç. Një “99”-sh që i bën “gropën” Murinjos teksa në të tre rastet ishte autor i goli. I pari dhe treti kryevepera pas askionëve vetjake.Goditje që lanë pa frymë portierin Hugo Loris dhe gjithë kampin londinez.

Për kronologji të dy përballjeve, ndeshja e parë fituar nga Totenhem 2-0 u barazua gjatë 90 minutave pas dy golave të 28 vjeçarit Orsiç. Në shtesë, po ky futbollist, arrin të shënojë edhe të tretin personal duke kualifikuar Dinamon.

Rezultate sot:

Shahtjor Donjetsk-Roma 1-2 (0-3)

Arsenal– Olimpiakos Pire 0-1 (3-1)

Dinamo Zagreb-Totenhem 3-0 (0-2)

Molde- Granada 2-1 (0-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!