Teuta në gjysmëfinale, kalon dhe Vllaznia

Kupa e Shqipërisë edicioni i 69-të, çerekfinale:
Teuta- Kukësi 1-0 (E. Vila 10′)
Vllaznia– Korabi 1-0 (A. Kruja 16′)
Teuta me një gol fantastik realizuar me kokë nga Emiljano Vila kalon Kukësin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në ‘Niko Dovana’ vendasit e zgjidhen shpejt sfidën për më pas ishte Kukësi ai që ushtroi presion të vazhdueshëm por gol tjetër nuk pati në këtë përballjeje. teuta në gjysmëfinale, Kukësi del nga objektivi i Kupës.
Në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia shënoi një gol në start të ndeshjes teksa kur kronometrohej minuta e 15-të .Ishte Arsid Kruja realizoi falë një diagonaljeje të fortë.
Lojtari shkodran pati edhe fat, pasi topi u devijua përpara se të përfundonte në rrjetën e ekipit dibran që mbrohehj nga Mehidri.