‘Katar 2022’ nis me ‘bojkot’, CONMEBOL anulon kualifikueset…
Këshilli i CONMEBOL vendosi të anuloje të gjitha ndeshjet e eliminatoreve për ‘Katar 2022’, të parashikuara për marsin në vendet e Amerikës së Jugut.
Vendimi vjen si pasojë e mungesës së altrenativave të futbollistëve latinoamerikanë të cilët për shkak të masave anti COVID nuk lejohen të fluturojnë nga Europa drejt vendëve të tyre në Amerikën e Jugut. Ishte vetë CONMEBOL që zyrtarizoi vendimin.
Nga ana tjetër FIFA do të analizojë planifikimin e datës, në koordinim me CONMEBOL dhe federatat përkatëse. Opsionet e ndryshme për zhvillimin e ndeshjeve do të studiohen së shpejti.