Sot radha e… ‘kreut’

Pas barazimit të djeshëm Teuta- Kukësi 2-2 duket se sot ekipet që do të bëjnë për momentin anti-Vllazninë janë Partizani e Laçi.

Në krye është ngushtuar ndjeshëm diferenca e skuadrave që udhëheqin. Vllaznia pas atij barazimi në Korçë, ndjen afrimin e Partizanit dhe Teutës (4 pikë) dhe Laçit (5 pikë). Megjithatë shkodranët të inspiruar dhe nga koreografia e fansave me atë banderolë gjigande të vendosur dje te karshitë e ‘Loro Boriçit’, duket se e kanë vetë në ‘këmbë’ progresin teknik.

Lajm i mirë për shkodranët përpara sfidës së ditës së shtunë me Tiranën në ‘Loro Boriçi’, rikthimi i disa futbollistëve bazë të formacionit të Brdariç. Bardheblutë me destinacion pikët, në gjëndje ‘alarmi’…Sidoqoftë klasikja asnjëherë nuk zhgënjen. Gjykon Laver Alla.

Bylis- Skënderbeu dhe Kastrioti- Apolonia duelet e fundit të tabelës. Aty ku skuadrat dhe pozicionimi aktual i ngjan një kampionati tjetër. Vendimtare përballjet mes tyre.

Supersfidë parashikohet përballja e orës 16: 00 në ‘Elbasan Arena’ të sot pasdite. Partizani-Laçi nisin betejat mes tyre për t’u integruar si pretendentë për titullin e Kupën. Kësisoji, tani nuk mund të themi: “është shpejt”.

Superiore, java e 21-të.

Të premten

Teuta- Kukësi 2-2

Të shtunën 13:00

Vllaznia-Tirana

Bylis- Skënderbeu

Kastrioti- Apolonia

16:00

Partizani- Laçi (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!