Sot shorti i Ligës së Europës

Sot në Nion të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00 do të hidhet short i lirë për skuadrat e kualifikuara dje në Europa League.

E thënë ndryshe, nuk do ketë asnjë kufizim për ekipe nga i njëjti shtet çka prezumon mundësinë që edhe në çerekfinale mund të shihet ndonjë sfidë me aromë finaljeje.

Ndeshjet e para për 1/8 e Ligës së Europës do të luhen në 11 mars ndërsa të kthimit parashikohen një javë më pas në datë 18-të. Pas shortit të sotëm mund të shihet edhe vendi ku mund të luhet ndonjë çift, vendi i të cilit mund të ketë probleme me pandeminë.

Skuadrat e kualifikuara: Arsenal, Ajaks,Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Granada, Molde,Totenhem, Rejnxhers, Vijarreal, Milan, Jang Bojs, Roma, Olimpiakos,Slavia Pregë, Shahtjor Donjetsk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!