Nis Teuta, Vllaznia në klasike, Partizani-Laçi mbyllin javën

Kampionati superior duket se ka hyrë në atë që quhet ‘piku’ i tij. Pas 20 javëve, çka do të thotë se kemi lënë pas më shumë se gjysmën e garës, ekipet në tabelë, dukshëm kanë nisur të rajivizohen.

Në krye është ngushtuar ndjeshëm diferenca e skuadrave që udhëheqin. Vllaznia pas atij barazimi në Korçë, ndjen afrimin e Partizanit (4 pikë) dhe Laçit e Teutës (5 pikë).

Lajm i mirë për shkodranët përpara sfidës së ditës së shtunë me Tiranën në ‘Loro Boriçi’, rikthimi i disa futbollistëve bazë të formacionit të Brdariç. Bardheblutë me destinacion pikët, në gjëndje ‘alarmi’…Sidoqoftë klasikja asnjëherë nuk zhgënjen.

Ndërkaq, java nis me një supersfidë. Në Durrës, Teuta-Kukësi intrigon në maksimum. Jo vetëm objektivët e kësaj sfide por dhe fakti që në çerekefinale do të luajnë për një biletë, i trazon ‘kartat’ e dy klubëve. Teuta në kërkim të rekuperimit të pikëve për kreun. Për Kukësin, mundësia e fundit për t’i dhënë një shans ‘titulli’ vetes.

Bylis- Skënderbeu dhe Kastrioti- Apolonia duelet e fundit të tabelës. Aty ku skuadrat dhe pozicionimi aktual i ngajn një kampionati tjetër. Vendimtare përballjet mes tyre.

Supersfidë parashikohet përballja e orës 16: 00 në ‘Elbasan Arena’ të shtunën pasdite. Partizani-Laçi nisin betejat mes tyre për t’u integruar si pretendentë për titullin e Kupën. Kësisoji, tani nuk mund të themi: “është shpejt”. Starton e 21-ta.

Superiore, java e 21-të.

Të premten 16:00

Teuta- Kukësi

Të shtunën 13:00

Vllaznia-Tirana

Bylis- Skënderbeu

Kastrioti- Apolonia

16:00

Partizani- Laçi (Elbasan Arena) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!