Arrestohet presidenti i klubit…
Ion Nikulae,presidenti i klubit rumun të futbollit Astra Giurgiu, u arrestua sot në aeroportin e Bukureshtit pasi bosi rumun po kthehej nga Italia. Miliarderi rumun është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bukureshtit me 5 vite burg për pastrim parash, korrupsion, evazion fiskal, etj.
Urdhër arresti për 66 vjeçarin u lëshua nga autoritetet ditën e djeshme, por forcat e rendit nuk e gjetën në banesë. Në një bisedë telefonike me televizionin rumun “Antena 3”, biznesmeni deklaroi se do të kthehej sot në atdhe pasi ndodhej në Itali dhe nuk kishte për qëllim t’i shpëtonte arrestit.
‘Forbes’ e pati konsideruar në 2014-ën, si njeriun më i pasur në Rumani me 1.1 miliard euro. Nikulae, ka patur shpesh probleme me drejtësinë vendase.
BREAKING: Astra owner Niculae arrested at the airport in Bucharest after he arrived from Italy. He was sentenced yesterday to 5 years in jail. The future of Astra is in major doubt right now. Big debts, players unpaid for 3 months. Niculae was once refered to as a 'billionaire'. pic.twitter.com/eAGrjgYABL
— Emanuel Roşu (@Emishor) February 19, 2021