Manajt i thyejnë derën…

Keqbërësit nuk mjaftohen me emrat e mëdhenj nga bota e sportit por godasin edhe “hallexhinj” si Rei Manaj. Futbollisti kuqezi, i cili luan në Spanjë me Barcelonën B, ka qenë protagonist mbrëmjen e djeshme, teksa ka shënuar dy gola në sfidën me katalanasit.

Por pas ndeshjes, ka marrë një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u publikua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij të “Instagramit”, bëri me dije se futbollistit nga Lushnja i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro cash. Manaj shënoi dje dy gola me Barcelonën B në përballjen me Prat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!