Ronaldo nuk ndalet, në mesnatë 36

sportiim2

Njëzet e dy gola në njëzet e tre ndeshje, plus katër asistime: Kristiano Ronaldo po përjeton sezonin më të mirë me fanellën e Juventusit.

Nesër CR7 mbush 36 vjeç por vitet për luzitanin janë thjesht numra pasi ai mbetet ende një lojtar i frikshëm e vendimtar.

Në shtëpinë bardhezi po flitet për zgjatje të kontratës deri në vitin 2023. 5 herë fituesi i Topit të Artë dhe futbollisti më i mirë në planet për shekullin e ri, me gjasë do qëndrojë gjatë në fushë.

Pirlo e ka në epiqendër të projektit me bardhezinjtë dhe Ronaldo po shënon rregullisht duke figuruar një kampion edhe në moshë të lartë.

?>