Kaleziç kalon ‘kufirin’,vjen te Vllaznia

Me merkaton drejt fundit, skuadrat e Superiores,po nxitojnë të kopsisin punët me afrimet e dimrit. Nëse Partizani sot prezantoi goditjën e madhe Ferhan Hasani, edhe Vllaznia duket se po godet me një mesfushor cilësorë.

Kryesuesit e Kategorisë Superiore ndonëse kanë kualitete në grup, janë duke operuar së fundit në merkato pasi rivalët kanë pikasur emra goxha cilësorë.

Malazezi Millosh Kaleziç me shumë gjasë ka arritur akordin me klubin shkodran dhe nesër pritet të prezantohet. Kaleziç, 27 vjeç, ka një të kaluar në vendin e tij ku së fundi ishte pjesë e Titograd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!