Valë shkarkimesh, Lampard dhe Gatuzo buzë…

Abramoviç duket se e ka vendosur. Sot me gjasë do të shkarkojë Frenk Lampard nga detyra e trajnerit të Çelsit. Humbja në shtëpi me Sitin u pasua nga ajo e Lesterit dhe skuadra londineze referuar objektivit, humb shumë terren me kreun.

Ekipi fitoi dje në FA ndaj Luton, por që kjo duket se nuk i ka mjaftuar bosit të Çelsit për të fjetur i qetë. Raporet nga Anglia thonë se dhe seanca e paradites së sotme u shty për të konkluduar pasdite.

E njëjta situatë duket dhe në Itali te Napoli. Rafa Benitz gati të rikthehet te Napoli pasi Gatuzo humbi dje në ndeshje me Veronën dhe De Laurentis duket se nuk do të presë gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!