Shpëtim Duro: Reagimi ndaj Tiranës pozitiv

Në ndeshje të mëdha, Shpëtim Duro me Laçin e tij, tregon se kapacitetet profesionale, janë në nivel të lartë. Ka mundur, Vllazninë, Kukësin, Partizanin dhe sot Titranën.

Sot ndaj bardhebluve, tekniku e orientoi në çdo moment skuadrën, dha udhëzime e lëvizi taktikisht në lojë, kreu zëvenedësime të suksesëshme e në fund tri pikë. Për Mazrekajn, autorin e një supergoli, pati një batutë…

Para gazetarëve në dalje të ‘Selman Stërmasit’, afrohet me një frazë…: “Kur fitohet ju gazetarët të prisni më me qejf, jeni më të këndëshëm”.

Shpëtim Duro pas Tirana- Laçi 0-1:

Frymëmarrje shumë e madhe, një transfertë shumë e vështirë dhe ndoshta psikologjikisht do ju bëjë shumë punë…

“Sigurisht që për një javë na ndryshoi totalisht gjithë situata. Ishim në situatë shumë pozitive pas fitores ndaj Partizanit dhe Kukësit por dy hapa të gabuara me dy skuadra nga fundi i klasifikimit, na krijoi një situatë të komplikuar. Futbolli është i tillë. Kisha folur me çunat për ndeshjën e sotme dhe për këtë situatë, që është faji jonë dhe duhet ta ndryshojmë”.

Ndaj Tiranës, Laçi mjaft i mirëvendosur…

Reagimi ndaj Tiranës ishte shumë pozitiv në të gjitha aspektet. Si në aspektin e rezultatit, por sigurisht edhe në aspektin e lojës. E rëndësisshme është që skuadra e kaloi këtë situatë të vështirë.”

E mësuat largimin e Dedes para takimit?

Dëgjova diçka. Largimi i trajnerit është një rast unikal. Në Shqipëri çfarë nuk ndodh, unë them që nuk ka ndikuar te loja.Nuk ka rëndësi rezultati teknik, por ky është një fenomen jo i mirë.”

Mazarekaj lider, vjen Teuta…

Mazarekaj e përsëris për të disatën herë e kam thirrur me insistim sepse po luante në Kosovë në nivele të ulëta , insistova unë që e solla te Laçi pa pretendime, pa kosto. Ju e patë se kush është Mazarekaj, jo sot por në të gjitha ndeshjet. Pra është një kualitet i nivelit të lartë por sigurisht ka qenë djalë i shkëlqyeshëm , I keqi i vetes. Teuta? Do flas ditët në vijim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!