Smaçi: Apolonia me mision në Korçë

Shënoi një supergol ndaj Kukësit 4 ditë më parë por perla e Smaçit nuk e ndihmoi Apoloninë të dilte me pikë ndaj verilindorëve.

Megjithatë mesfushori Erisildo Smaçi, për ‘Sporti im.al’ tha se ka një mesazh për Skënderbeun dhe të gjitha ekipet që do përballen me bardhjeshilët.

Një supergol ndaj Kukësit por për statistikë…

” Ishte vërtetë një gol i bukur por nuk na dha pikë. Madje jo vetëm ky imi por dhe futbollistë të tjerë të Apolonisë në këtë kampionat, kanë shënuar supergola si me Bylisin, Laçin,Kastriotin.

Ndaj Skënderbeut?

“Jemi akomoduar dhe pas pak do dalim në fushë për një finale. Na kthehet Mihana dhe grupi është i plotë. Do tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Nuk futemi asnjëherë në krizë dhe kur vijmë nga një humbje”.

Kamarata italian apo trajner ‘shqiptar’?

“Realisht na ka kthyer në një skuadër që punon me qetësi dhe dëshirë. Ka batuta pafund kur stërvitemi duke na e bërë të lehtë punën në grup.”

Mungesa sot?

“Jo jo. Sot jemi të plotë. Na kthehet dhe Mihana. Për Apoloninë ai është një superfutbollit. Shpresojmë t’ja dalim, pasi jemi që mbrëmë në Korçë. Disi ftohtë…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!