Shabani, vjen firma me ekipin e Premier League

Mesfushori i lindur në Mynih, ka lidhur kontratë me Uolves në Angli duke firmosur deri në vitin 2023.

Meritan Shabani, futbollisti 21 vjeçar me origjinë shqiptare, nënshkruan me një ekip në Premier League. Lojtari i lindur në Mynih, mësohet se ka lidhur kontratë me Uolves në Angli duke firmosur deri në vitin 2023.

Në fakt, mesfushori ka një “jetë” me ekipet e Bajernit të Mynihut në të gjitha nivelet. Madje gjatë sezonit 2017-18, pati edhe një bashkim me ekipin A të skuadrës kampione gjermane.

Ai mbërriti te klubi anglez (fillimisht tek U-23) nga Bajerni i Mynihut në verën e vitit 2019 ndërsa sot nënshkruan me ekipin e parë.

Një hap gjigand i lojtarit me pasaportë gjermane i cili vijon të jetë pjesë e skuadrave kombëtare të moshave të Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!