21 vjeçarët e Superiores, Dinamo mund Tiranën
Nën diktatin e temperaturave n të ulta të këtij janari, janë zhvilluar sot ndeshjet e kampionatit të 21-vjeçarëve për kategorinë Superiore. Dinamo-Tirana përfundoi 2-0 me blutë që shënuan dy herë në fraksionin e dytë.
Fitore e thellë e Laçit në transfertë me fqinjët e Shënkollit. Bardhezinjtë triumfuan bindshëm 0-6. Kurbinasit ndajnë vendin e parë me Vllazninë me nga 19 pikë, por shkodranët kanë luajtur një takim më pak.
Rezultatet:
Akademia e Futbollit- Bylis 0-5 (luajtur dje), Vllaznia-Apolonia për tu luajtur)
Shënkolli- Laçi 0-6
Kastrioti-Kukësi 2-1
Fooball Atletic- Turbina 1-2
Dinamo- Tirana 2-0