Superkupa e Spanjës i shkon Bilbaos

Finale në Sevilje: Barcelona- Atletik Bilbao 2-2 (2-3 në shtesë)

Baskët eleminuan Realin në gjysmëfinale ndërsa sot mundën Barcelonën duke merituar trofeun.

Sot në finalen e Superkupës Barcelona-Atletik Bilbao, luajtur në Sevilje, fituesi pati nevojë për të shkuar pas 90′ minutave të kohës së rregullt. Marselino, tekniku bask, bëri gjithëçka për të rekuperuar golin e dytë të Grizman. Ai erdhi në limite të ndeshjes duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të mendonte trofeun.

Një duel i cili për 90′, njohu si protagonist francezin Antuan Grizman me një dygolësh të shënuar në minutat 40 dhe 77. Në fund të pjesës së parë (42′), De Markos barazoi provizorisht. Barcelonën e cila pa në fushë edhe Lionel Mesin ishte shumë pranë fitimit të ndeshjes.Vijalibre për Bilbaon, bën heroin duke barazuar në të 89-ën.

Në shtesë ngjet gjithëçka. Fillimisht surprizon Bilbao me golin e avantazhit në të 93′-ën me një supergol të Injaki Ulliams, më pas goditja kokë me kokë e frikshme e Frenki De Jong me Dani Garcia e deri te kartoni i kuq për Mesin pas vendimit nga VAR.

Në fund, festë për Atletik Bilbaon që fiton Superkupën e Spanjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!