Dede: Nuk e kam ndërtuar unë skuadrën

Pesë takime pesë barazime për Tiranën e Nevil Dedes. Mjaft pak për një skuadër kampione në fuqi dhe e ndërtuar që kur ka ‘lindur’ për trofe. Sot e ndali Bylis i Dovedan në një sfidë ku më pranë fitores u panë vendasit.

Megjithatë tekniku i Tiranës pas takimit, për ‘Supersoprt’ inkurajon skuadrën dhe vetën e tij se zhbllokimi i merkatos dhe afrimi zyrtar i Taulant Seferit do ti japin mundësi të krijojnë një gup më cilësor.

Thotë se ka ardhur te Tirana për të rregulluar diçka, pasi grupin e kanë ndërtuar të tjerë. Kreu gjithnjë e më larg…

Dede:

 “E vjetër në letër Tirana se në moshë është e re. Si e kishim ndërtuar gjithë javën, shpresoja që do të shënonim, shpërdoruam në pjesë të parë, ishim në kontroll. Por terreni ishte i rëndë. Disa që i kemi me cilësi nuk mund të shprehin cilësitë në atë ambient ku luajtëm sot, prap do të thoja që është paraqitje pozitive, kemi ekuilibra. Mënyra se si dalim është korrekte, por finalizmi është i madh. Vetëm Muçi e pak Danso u munduan të bënin diçka, me mbështetjen e Bathës dhe anësorëve. Nëse nuk shënojmë ka problematikë dhe nuk fshihem dot pas gishtit, mbetëm me 10 vetë, mund të jetë edhe naivitet i lojtrait tonë, por arritëm përsëri të dilnim”.

“E rëndësishme është që Seferi është i yni e i urojmë mirëseardhjen, presim edhe të tjerë. Kur vjen i pari, hapet rruga edhe për të tjerët. Sa më shumë lojtarë aq më mirë është. Po të shohësh pankina është me të rinj dhe kur mbetëm me 10 nuk patën mundësi të luanin”.

“Kemi qenë të fokusuar dhe e keni par mënyrën si e interpretoi ekipi dhe lojtarët, nëse do të kishte ndikim mund edhe të dështonin në një terren të tillë me një kundërshtar që meriton komplimente për lojën e fortë sportive që bën”.

Distanca nga Vllaznia? Shifrat nuk na japin të drejtë dhe në këtë moment që kemi vetëm dy fitore, do të thotë që diçka nuk shkon. Unë e kam thënë, që nuk e kam bërë unë këtë skuadër, kam ardhur të rregulloj diçka. Por me këtë kontigjent jam i kënaqur për atë që kanë dhënë në intensitet të ndeshjeve.

Në momentin që ekipi forcohet apo mbushen boshllëqet mund të them ku mund të arrijnë, në këtë situatë nuk mund të vë objektiva se nuk është një grup që e kam ndërtuar unë, kemi bërë 13 ndeshje për 50 ditë. Nuk më jep kohë të them se çfarë mund të arrij unë me këtë grup”.

“Na duhet eksperiencë e personalitet më shumë, vetëm me personalitetin e Bathës e Hoxhallarit nuk mund të karikojmë një skuadër kaq të re. Muçi e Ismajlgeci po bëjnë më shumë se munden, vjet kanë qenë zëvendësues. Ndaj të vendosim në shpatullat e tyre një skuadër si Tirana është e vështirë”, – tha Nevil Dede pas ndeshjes që u mbyll 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!