De Ligt i infektuar, Dibala drejt PSG-së

E përditshmja Tuttosport shpjegon, se diskutimet për rinovim midis Juves dhe agjentit të Dibala, kanë nisur por në Francë flitet për…PSG.

Te Juve edhe pse fitorja me Milan 1-3 dy ditë më parë kthehu qetësinë e rezultateve, sot te bardhezinjtë ka zhvillime. Te Paris Saint-Germaini i kanë vënë syrin Dibalasë që përfundon kontratën në 2022.

Ardhja e Poçetinos te PSG, duket se do ketë ndikim te Leonardo për emrin e argjentinasit. Te Juve e ndjejnë.

Sakaq, Koronavirusi prek mbrojtësin holandez Matijas de Ligt.

Klubi njofton:

“Juventusi njofton se pas kontrolleve të fundit në bazë të protokollit në fuqi, Matthijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari momentalisht është izoluar në mënyrë vullnetare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!