Debuton Rrahmani, Hysaj, Kumbulla, Strakosha në stol

Amir Rrahmani debuton me Napolin në sfidën e sotme luajtur në Kaljari ndërsa ekipi i Gatuzos fitoi thellë 1-4. Rrahmani në këtë aventurë të re zëvëndësoi grekun Manolas tri minuta nga fundi. Hysaj në stol.
Në stol te Roma, Marash Kumbulla, ndërsa te Lacio, Muriqi u aktivizua vetëm në të 81-tën. Dy portirët Tomas Strakosha e Marko Alia, zero minuta.
Sakaq, Ardian Ismalji te Specia u aktivizua vetëm në të 70-n ndërsa skuadra humbi me Veronën 0-1.