Sanremo godet pa nisur, Ibrahimoviç në krah të Amadeus

Një tifoz i thekur i Interit si Amadeus, fton një milanist për të prezantuar Sanremon…

Elodie, Akile Lauro dhe Ibrahimoviç do të jenë në krah të Amadeus në palkun e Ariston.

Amadeus, drejtuesi dhe drejtori artistik i festivalit të Sanremos, ka konfirmuar faktin se ‘Sanremo’ këtë edicion do të ketë një tjetër proagonsit në drejtim si Zlatan Ibrahimoviç.

Në fakt, mengjesin e sotëm kritika dhe shtypi italian, kanë theksuar madje dhe propozuar që festivali i marsit (2-6) të spostohet në një anije ku të ketë njerëz nën kontroll të rreptë protokollar.

Këtij propozimi i ka dhënë përgjigje vetë Amadeus i cili ka shtuar se ai dhe stafi organizator janë duke e menduar seriozisht.

Sakaq, me Ibrën në det në një Sanreamo si i këtij sezoni, as në ëndërr nuk ishte imagjinuar. Për tu parë…

Ndërkaq, Toti, Roberto Baxhio, Kasano, kanë asistuar në evente të kaluara duke marrë rol prezantuesi. Sikundër edicionin e kaluar kur në skenë u ngjit bashkëshortja e Kristiano Ronaldos, Xhorxhina.

Më tej, me shumë gjasë, një nga 26-të këngët, do të interpretohet nga Ermal Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!