Duro: Respektojmë Kastriotin, objektivi tri pikët…

Kastrioti-Laçi nesër në 13:45 në stadiumin ‘Kamza’.

Ka provën e 4-ët serioze në krye të Laçit. Shpëtim Duro, në pak kohë, ka ditur të vendosë në shina mekanizmat e një grupi futbollistësh në ngërç duke arritur të barazojë fillimisht me Teutën(1-1) në transfertë e më pas të fitojë dy takime në shtëpi me Vllazninë (1-0) e vendit të parë dhe Bylisin (2-0) të konvertuara në 7 pikë.

Ndërkaq, nesër bardhezinjtë në duelin me Kastriotin në Kamëz, duket se do të synojnë fitorën. Do kenë sërish mungesën e Kirian Nuabueze por me gjasë kanë rekuperuar mesfushorin Lukas Ramos. E pranon tekniku kryeqytetas i cili për ‘Sporti im.al’ tha:

Me Kastriotin në Kamëz…

Me Kastriotin ndeshje fortë. Duhet të respektojmë kundërshtarin sepse përgjatë gjithë këtyre javëve kanë ditur të tregohen një skuadër e aftë për të marrë pikë skuadrave pretendente.

Duke respektuar rivalin, nuk do të thotë që ne kemi ndonjë synim tjetër. Objektivi ynë mbetet fitorja.

Situata te skuadra…

“Mungon sërish Nuabueze i dëmtuar në gju, ndërsa drejt kthimit në formë optimale është mesfushori Lukas Ramos. Pjesa tjetër në dispozicion”

Formacioni i mundëshëm?

Kemi dhe një seancë pasdite dhe formacionin do e vendos pas kësaj përgaditjeje të fundit para ndeshjes me krutanët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!