Reali humb Rodrigon, kthimi në mars

Futbollisti i Real Madrid, braziliani Rodrigo Goes, do të humbë tre muajt e ardhshëm për shkak të një dëmtimi që pësoi të mërkurën kundër Granadës në La Liga.

Anësori i klubit ‘mbretëror’,u dëmtua dhe më pas doli nga loja në minutën e 38-të, për tu zëvendësuar nga Marko Asensio.

Ekzaminimet e para mjekësore treguan se ishte një dëmtim serioz në tendinën muskulore të këmbës së djathtë.

Edhe pse Real Madrid nuk dha një datë për një kthim të mundshëm, Marca deklaron se për lojtarin figuron një dëmtim i komplikuar dhe se Rodrigo 19 vjeçar, mund të humbasë të gjitha ndeshjet deri në mars të vitit 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!