Starton faza e dytë, Kukësi-Tirana për…

Starton nesër faza e dytë e kampionatit elitar me të gjitha takimet e javës së 10-të në kalendar.

Kështu vetëm pas tri ditëve pushim, Vllaznia e vendit të parë, do të udhëtojë drejt Fierit për t’u ballafaquar me Apoloninë e fundit të tabelës.

Dueli Laçi- Bylis, këtë herë në Laç, pritet të jetë si gjithënjë i ndezur. Pavarësisht se kurbinasit duken superfavoritë në letër.

Partizani teksa do të drejtohet sërish nga Kalari, kthehet të luajë në kryeqytet. Ndaj Kastriotit do të jetë pritës në ‘Selman Stërmasi’. Daja ka dhe një pengesë ‘tamponi’ për të qenë në krye të pankinës së kuqe.

Për tu parë sfida e Korçës aty ku Skënderbeu me Meksin kapiten, ka deklaruar se kërkon tri pikë ndaj Teutës. Kështu u shpreh dhe tekniku Martini sot: ‘Udhëtojmë dhe fitojmë ndaj Skënderbeut’.

Sakaq, supersfida e ditës, vjen në 16:45 me Kukësi- Tirana në program për tu luajtur në ‘Elbasan Arena’. Dede ka lëshuar sot deklarata të forta pasi edhe pse do jetë i kushtëzuar nga disa mungesa, përsërit pambarimisht: “Jemi Tirona’.

Reagimi i Kukësit pas dështimit me krutanët, i pritshëm.Gega nuk bën “shaka” dy herë si në start të kampionatit…

Kalendari: E mërkurë 23 dhjetor 2020

13:45

Apolonia- Vllaznia

Laçi- Bylis

Partizani- Kastrioti (‘Selman Stërmasi’)

Skënderbeu- Teuta

Kukësi- Tirana (Elbasan Arena) 16:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!