Apolonia ndaj Teutës me…Borovën

Pas Xhovani Kolelës dhe Nikolin Çoçllit, radha e Bledar Borovës për të dejtuar Apoloninë e Fierit. Ndaj Teutës do të jetë në stol, trajneri i skuadrës U-19 si dhe përgjegjësi i Akademisë së Futbollit “Apolonia”,Borova.

Një superdebutim për teknikun e ri ndaj një Teute që kërkon domosdoshmërisht fitoren sot në ‘Loni Papuçiu’ .
Do të luajmë një ndeshje të vështirë ndaj T e cila ka uri për ta fituar ndeshjen. Ne si ekip kemi detyrën që të japim maksimumin në fushë dhe të dalim me pikët maksimale. Do përpiqemi që t’i mbajmë larg portës sonë”, fjalët e Borovës

Në fakt Borova mori drejtimin e skuadrës pasi Apolonia vendosi të largojë korçarin Çoçlli fill pasi tekniku u përplas me dy lojtariët më të mirë të bardhjeshilëve si Redon Mihana e Mario Gjata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!