Guradiola: Arsenali të besojë te Arteta…

‘Nuk ka një trajner më të mirë se ai për të udhëhequr Arsenalin tani dhe në vijim’,thotë Pep.

Humbja e fundit ndaj Bërnlit i ka dërguar në 7 numrin e humbjeve të Arsenalit në 12 ndeshje. Kjo ka bërë që ‘topçinjtë’ e Mikel Artetës të jenë vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies dhe mbi ta, të nisin sulmet nga të gjitha anët.

Për më tepër,që në dhomat e zhveshjes nuk ka qetësi duke u ndarë në mendime lidhur me atë që po jep skuadra dhe trajneri spanjoll në rol drejtimi.

Gjithësesi në favor të spanjollit, del mentori i tij i vjetër Pep Guardiola që e ka pastur ndihmës te Siti. “Nuk ka një trajner më të mirë se ai për të udhëhequr Arsenalin tani dhe në vijim”, tha Guardiola Reuters. “Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam parë ndonjëherë dhe nuk ka nevojë që unë ta mbështes publikisht sepse ai e di atë.

Jam i sigurt se do të kthejë gjërat dhe do të marrë performancën që të gjithë presin. Shpesh kërkon kohë për të dalë nga një periudhë e keqe ”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!