Duro kthen qetësinë te Laçi

Ecjakëve jo bindëse të Laçit në këtë fazë të parë të edicionit të 82-të Kombëtar dhe të 21-të për Laçin në elitë, duket se po i vjen fundi.

Emërimi i Shpëtim Duros në krye të stolit kurbinas të premtën e 11 dhjetorit 2020 duket mjaft i goditur dhe më në fund kreu i klubit Laska, mund të marrë frymë i qetë.

Eksperti i trajningut shqiptar u pa qartë se ka mentalitet tjetër kompozimi të grupit kurbinas ndërsa me vetëm një seancë me bardhezinjtë, arriti ti japë fizionomi ndyshe skuadrës ndaj Teutës.

Në fakt, barazimi 1-1 dje në ‘Niko Dovana’ ndoshta nuk kënaq por për moralin ai vlen goxha. Edhe pse Adrian Beqiri nuk gjykoi mirë duke penguar, gabuar apo ‘balancuar’ në Teuta-Laçi. (E habitëshme se si FSHF në një sfidë të tillë nuk dërgoi abitra ndërkombëtarë).

Rreshtimi i kurbinasëve dje teksa u panë ndyshime në modul dhe pozicione e bëri Laçin më atraktiv e të bukur për tu parë.

Të shtunën Laçi pret në shtëpi Vllazninë për javën e fundit të fazës së parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!