Moshat kuqezi njohin kalendarin ‘Euro…’

FSHF në njoftimet përkatëse bën me dije se moshat U17 dhe U19 kanë njohur rivalët e tyre për edicionin 2021 (U17) dhe 2022 (U19).

Njoftimet:

Shqipëria U17:

Në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 12 sëbashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë në 16 nëntor të po këtij viti. Janë gjithësej 13 grupe, me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të ccdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022.  Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut, që do të mbahen në maj të vitit 2022.

Shqipëria U19:

Është hedhur në Nion të Zvicrës, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për ekipet kombëtare U-19.

Shqipëria është pjesë e grupit të shtatë, ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gusht-nëntor 2021 ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022. Sllovakia, si vendi pritës do të shkojë direkt në finalet e këtij turneu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!