Duka ngushëllon Gavrinën, ‘Rosi ish futbollist i klasit Botëror’

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Gabriele Gravina, për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të famshëm, Paolo Rossi.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka shkruan se Rosi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët në periudhën e vështirë të komunizmit, duke na dhuruar emocione dhe gëzim me paraqitjet e tij në fushën e lojës, veçanërisht në Botërorin e vitit 1982 ku ai ndihmoi Italinë të shpallej kampione e botës. 

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Paolo Rossi ishte një idhull për shumë breza dhe ka një vend të veçantë në historinë e futbollit botëror.

Letra e Dukës drejtuar Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gavrina:
Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rossi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Federatës Italiane të Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!