Championsi i Afrikës, Al Ahly triumfi i nëntë…
Në një finale të gjithën egjiptiane, Al Ahly mundi Zamalekun 2-1.
Derbi në finale të Ligës së Kampionëve në Afrikë. Ndeshja u luajt të premten në Kajro.
Një koinçidenë absolute teksa në stadiumin ‘Internacional’ u panë dy skuadra nga i njëjti vend, Egjipti, dhe i njëjti qytet, Kajro. Në finale drithëruese ku Al Ahly mundi Zamalekun 2-1.
Në stadiumin e boshatisur vendimtar goli i minutës së 86-të teksa Mohamed Afsha shënoi golin e dytë për Al Ahly. Më herët kishin shënuar Soleya në të 5′-n për fituesit dhe të Shikabalës për Zamalek (31′).
Me këtë fitore, Djajtë e Kuq të Kajros vendosën në librin e triumfuesëve si rekordmenë ndërsa marrin trofeun e nëntë të kampionit në Afrikë.