Hidhet shorti i edicionit të I-rë, 5×5 nis më 26 nëntor

Merr udhë zyrtarisht një kampiont i ri futbolli. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sot Tiranë hedhjen e shortit për edicionin e parë të “Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5” 2020-2021. Në në postim në faqen zyrtare FSHF, bën të ditur detajet:

Postimi:

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sot Tiranë hedhjen e shortit për edicionin e parë të “Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5” 2020-2021. Në shortin e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Air Abania” u përcaktua fillimisht kalendari për mini-kampionatin e zonës së Tiranës, që do të startojë me ndeshjet e para më 26 nëntor. Në ditët në vazhdim do të hidhet shorti edhe për zonat e tjera të vendit, teksa regjistrimet vijojnë të jenë akoma të hapura, pasi ka ende shumë kërkesa nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në këtë edicion të parë do të marrin pjesë mbi 100 skuadra dhe kampionati do të shtrihet në të gjithë territorin shqiptar. Në prononcimin e dhënë pas hedhjes së shortit përgjegjësi i projektit të Futbollit 5×5 në FSHF, Lysien Nurishmi tha se synimi i turneut më të ri të krijuar është të bëjë bashkë futbolldashësit në Shqipëri, për të garuar dhe fituar së bashku.
“Ky është edicioni i parë i një kampionati të mirëorganizuar në rang kombëtar të futbollit 5×5. Federata Shqiptare e Futbollit duke parë popullaritetin e kësaj loje, që luhet masivisht në çdo qytet futboll 5×5, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë të apasionuar me futbollin dhe luajnë futboll, mendoi që të krijojmë një strukturë të posaçme për krijimin e Kampionatit të Futbollit 5×5. Çdo person i cili ka dëshirë të krijojë një skuadër i ka të gjitha mundësitë duke aplikuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ne pastaj i gjejmë mundësinë për ta inkuadruar në një kampionat në qytetin apo zonën ku jeton”, – tha Nurishmi, duke shpjeguar se ky kampionat do të zhvillohet në rang rajonal, në çdo qytet dhe pastaj fituesit e çdo zone e mini-kampionatit do të zhvillojnë fazën play-off për të shpallur dhe ekipin kampion kombëtar midis fituesve të këtyre zonave.
“Shorti që hodhëm sot ishte vetëm për zonën e Tiranës. Në javët në vazhdim do të fillojmë kampionatin dhe në zonat e tjera të Shqipërisë. Jemi të kënaqur dhe kemi akoma kërkesa, pasi pjesa e regjistrimit nuk është e mbyllur. E kemi lënë të hapur, pasi ka shumë kërkesa dhe ne do të vazhdojmë në ditët e ardhshme të regjistrojmë skuadra të reja”, – theksoi Nurishmi.
Skuadrat e regjistruara kanë të garantuara fushën e lojës, uniformat, topat e lojës dhe ndeshjet do të gjykohen nga arbitra profesionistë, do të ketë mjekë e siguri, që sigurohen të gjitha nga FSHF.
Skuadra që shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 do të përfitojë një shpërblim prej 300,000 lekësh, kurse vendi i dytë fiton 100.000 lekë.
Skuadra e renditur e para në kampionatin rajonal merr si shpërblim 75.000 lekë dhe 5 topa, ndërkohë që vendi i dytë i kampionatit rajonal fiton 25.000 lekë dhe 5 topa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!