Kosova dy takime, Sahiti: E njohim kundërshtarin

Nuk ka kohë. Kosova do përballet nesër me Slloveninë, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve në C3, ndërsa pas 3 ditëve pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq në mungesë të Shaland, ende me COVID-19, ndihmësi i tij Sahiti doli para mediave teksa ka thënë:
“Do jetë një ndeshje e vështirë me një kundërshtarë mjaftë kualitativ si Sllovenia. Pavarësisht nga kjo, do jetë ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve”.
“Në këtë situatë jo-normale për shkak të pandemisë kemi mungesa të rëndësishme, e kur kësaj i shtohen edhe mungesat nga dëmtimet që kemi dhe minutazha e vogël e disa futbollistëve do jetë e vështirë, por do japim maksimumin”.
“E njohim mirë kundërshtarin, kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nesër do të provojmë të fitojmë, është ndeshje e rëndësishme dhe duam ta shohim reagimin e kundërshtarëve”.
“Mund të ndryshojmë formacionin, por jo dhe mënyrën si luajmë futboll. Do vazhdojmë të luajmë me pasime dhe të krijojmë raste”