Toti pozitiv, familja në izolim
Më 12 tetor, legjenda italiane e Romës Françesko Toti humbi babanë e tij nga COVID-19. Gjithashtu nëna e ish-futbollistit u prek nga infeksioni por e kaloi lehtë.
Tani radha e familjes së ngushtë të Françeskos. Vetë Toti sipas ‘Corriere della sera’ , ka rezultuar pozitiv pasi prej dy ditësh kishte temperaturë, dhimbje trupi dhe lodhje.
Menjëherë, ish-kapiteni i Romës është izoluar menjëherë në ambintet e tij të personalizuara.
Por sipas së përditshmes italiane edhe bashkëshortja, Ilari Blasi mund të jetë infektuar me koronavirus por është asimptomatike.
