Alarmi Koronavirus te Ajaks

Nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 11 futbollistë dhe dy të tjerë në pikëpyetje.

Ajaks në kuader të ndeshjes me Midtjylland është nisur drejt Danimarkës me 17 futbollistë, dhe shkaku është situata e pazakontë me infeksione të COVID-19.

Një ditë para ndeshjes me danezët e Midtjyalland në Champions League, Ajaks i Amsterdamit, ka marrë një lajm mjaft negativ. Nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 11 futbollistë.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për holandezët pasi në 2 ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë dhe kjo është mundësia që nuk duhej humbur.

Gjithësesi, UEFA lejon të luhet, nëse një skuadër ka të paktën 13 lojtarë dhe 1 portier negativ. Nuk kanë udhëtuar, Onana, Klasen, Tadiç, Gravenberk, Stekelenburg, Labiad dhe Tejlor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!