Habia vjen nga Kina: Festë për largimin e Bartomeut

‘Marca’ raporton se tifozë të shumtë të Barcelonës në Kinë u mblodhën për të festuar largimin e Bartomeut nga katalanasit. Spanjollja pranë Realit, i referohet portalit sportiv kinez ‘Dongqiudi’ teksa ndër të tjera thotë:

Klubi i tifozëve të Barçës në Shenzhen është më i miri, ne kemi organizuar një ceremoni për ta festuar largimin e Bartomeut“.

Ka dhe komente të llojit: “Tifozët e Real Madrid po organizojnë një ceremoni përshëndetëse për Bartomeun, i cili ka përfunduar misionin e tij si një infiltrues dhe kthehet në Madrid.”

Barcelona është një nga skuadrat më të dashura në Kinë dhe, sipas fjalëve të vetë Bartomeut, të cituara nga shtypi vendas vitin e kaluar, ka deri në 47 milion tifozë të Katalanasëve në shtetin gjigand aziatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!