De Biazi ikën nga Shqipëria

Azerbajxhani braktis ‘Elbasan Arena’-n dhe vendos të luajë në Kroaci si pritës në Ligën e Kombëve në 14 nëntor.

Për shkak të situatës së sigurisë dhe konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Bordi Ekzekutiv i UEFA ka vendosur që ndeshja e radhës e Ligës C1 në Nations League mes azerëve dhe malazezëve të luhet në Kroaci.

Federata e Futbollit Azerbajxhanas, i ka dërguar një kërkesë Federatës Kroate të Futbollit në themel të së cilës ishte kërkesa që ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s midis Azerbajxhanit dhe Malit të Zi të luhet në Kroaci.

HNS në frymën e solidaritetit sportiv, iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke mbajtur parasysh rëndësinë e garave sportive.

U arrit marrëveshje për të luajtur në Zapresiç, e cila u pranua edhe nga Federata Malazeze dhe UEFA.

Kështu, pas barazimit me Qipron në ‘Elbasan Arena’ (0-0) skuadra e teknikut Xhani De Biazi, do të luajë ndeshjen e radhës në Zapresiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!