Korçarët në Peqin… i pret Egnatia

Përpos testit të bërë publik nga KF Tirana teksa pret kurbinasit në 16:00 në ‘Selman Stermasi’, në program nesër dhe përballja Vllaznia-Bylisi.
Gjithësesi, e shtuna sheh dy herë krutanët në miqësore. Kastrioti i Ndreut e vuri në pozitë të vështirë Tiranën tre ditë më parë po në miqësore (1-1) në kryeqytet.
Krutanët me ekipin në dy pjesë. Formacioni i dytë do të luajnë me Ilirinë e Kategorisë së Dytë (10:30) ndërsa pasdite me formacionin titullar ndaj Burrelit të Kategorisë së Parë.
Ndërkaq sot, Skënderbeu në ‘luftë’ me kohën për t’u konsoliduar, do të luajë kundër Egnatias në fushën e Peqinit.
