Çekia pezullon kampionatin, Sparta sot ndaj Lilë…

sportiim2

Kampionati çek është një ndër më të goditurit nga pandemia. Shumë lojtarë janë infektuar me Koronavirus, numri i rasteve është shtuar ndjeshën ditët e fundit dhe situata e vështirë ka detyruar autoritetet shtetërore në bashkëpumin me ato të shëndetësisë dhe Federatën që të ndërpresin kampionatin.

Kështu, pas gjashtë javëve të luajtura, Çekia bëhet i pari vend europian që pezullon kampionatin për shkak të COVID-19.

Problematike situata te skuadrat e Pragës, Slavia dhe Sparta të cilat sot janë të impenjuara edhe në Ligën e Europës, faza e grupëve.

Sparta me probleme edhe në kualitete pret Lilë në shtëpi. Klubi çek ka marrë dakortësinë nga Ministria e Shëndetësisë së Çekisë për zhvillimin e ndeshjes. natyrisht përmes një protokolli të ri enkas. Lejohen vetëm 350 njerëz.

?>