‘Drejtësia’ vjen në Ballkan, VAR në Shkup…

sportiim2

UEFA operon me shpejtësi dhe në stadiumin “Tose Proeski” të Shkupit instalon teknologjinë për ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Ligës së Kombëve

Sistemi VAR për herë të parë në Maqedoni të Veriut. Sonte në sfidën Maqedoni e Veriut- Kosovë, për gjysmëfinalen e Nations League, edicioni i parë, trupa e gjyqtarëve do ketë me vete edhe teknologjinë.

Ajo do të funksionojë në një furgon dhe do të lidhen me një monitor në fushë.

Dani Makelie nga Holanda drejton në fushë, ndërsa në VAR do të jetë sërish një holandez me stemën e FIFA-s, Kevin Blom.

?>